Arbana Osmani bëhet me shtëpi të re dhe ka një dhomë vetëm për garderobën

  • 20 August 2019 - 15:08
Arbana Osmani bëhet me shtëpi të re dhe ka një dhomë vetëm për garderobën

Ka disa muaj që moderatorja Arbana Osmani po përflitet për lidhjen e saj të dashurisë me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn.

Arbana Osmani padyshim është një nga moderatoret më të pëlqyera, ndërsa ka vite që është pjesë e ekranit shqiptar.

Duke qenë se ka vite që është figurë televizive, Arbana Osmani bën një jetë mjaft luksoze, e kjo duket qartë edhe në postimet që ajo bën, ndërsa tregon jetën që bën.

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Arbana Osmani është bërë me shtëpi të ri, ndërsa tani është publikuar një pjesë e ambientit të saj.

Arbana Osmani i dha fund martesës disa vjeçare me financierin nga Tirana me të cilin ka një djalë të quajtur Jon, ndërsa tani po shijon romancën e saj me Eduart Grishajn.

(Kosova Sot Online)