“Tayna vogël”: Reperja kujton fillimet e karrierës së saj dhe nuk ka ndryshuar aspak

  • 21 August 2019 - 08:15
“Tayna vogël”: Reperja kujton fillimet e karrierës së saj dhe nuk ka ndryshuar aspak

Ndonëse tani është ndër reperet më të njohura në Shqipëri, Tayna fillimet e karrierës së saj i ka nisur me cover-a.

Këngëtarja këndonte këngët e artistëve të saj të preferuar dhe më pas i publikonte në Youtube.

Pas famës, këto video kanë marrë me mijëra klikime dhe duket se kanë qenë një ogur i mirë për reperen.

Në intetvista të ndryshme Tayna ka pohuar se çdo gjë e ka nisur duke realizuar cover-a dhe ishte e sigurtë se një ditë do të ishte shumë e famshme

Për të kujtuar fillimet e saj, Tayna ka publikuar në Instastory një foto të pesë viteve me parë, ku shfaqet bjonde dhe me një kapele në kokë.

“Koha fluturon. Tayna vogël”, shkruan reperja krahas fotos ku tregon edhe një nga cover-at më të suksesshëm.

Image

(Kosova Sot Online)