Si dukeshin Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder teksa darkonin në Beverly Hills?

  • 21 August 2019 - 10:40
Si dukeshin Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder teksa darkonin në Beverly Hills?

Teksa të gjithë fansat janë duke pritur që ylli i muzikës pop, Rihanna, të publikojë projekte të reja muzikore, duket se ajo është e zënë duke kaluar shumicën e kohës me të dashurin e saj miliarder, Hassan Jameel. 31-vjeçarja është fotografuar teksa ka darkuar me Jameel në një prej restoranteve më luksoze në Beverly Hills, ku ka shpenzuar 2 orë duke shijuar darkën me partnerin e saj.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e paparacëve ka qenë veshja e Rihanna-s, e cila kishte kombinuar një palë xhinse ngjyrë blu me një bluzë të bardhë dhe taka të larta. Ndërsa Hassan kishte veshur një palë xhinse të errëta, xhaketë të zezë dhe një palë atleta të bardha.

Vetëm pak ditë më parë dyshja e njohur darkoi me pjesëtarët e familjes së Jameel, duke e çuar lidhjen e tyre në një stad tjetër. Rihanna u njoh me të dashurin e saj aktual në vitin 2017 dhe që prej atëherë është përpjekur të qëndrojë sa më larg syrit të mediave.

Image

(Kosova Sot Online)