Gjithçka është zyrtare, Liam Hemsworth plotëson dokumentat për divorc nga Miley Cyrus

  • 22 August 2019 - 07:54
Gjithçka është zyrtare, Liam Hemsworth plotëson dokumentat për divorc nga Miley Cyrus

Çifti më i njohur i showbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, janë vetëm një hap larg për t’i dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. “E! News” ka konfirmuar se Liam ka plotësuar dokumentat për divorc. Në dokumentat e sigurua citohet se arsyeja e ndarjes janë ndryshimet e papajtueshme mes tyre, ndërsa dita e divorcit nuk është caktuar ende.

Miley dhe Liam bënë një marrëveshje paramartesore, ç’ka do të thotë se ata nuk do të “luftojnë” për çështjen e financave. Gjithashtu është mësuar se Hemsworth nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore. Ky lajm vjen dy javë pasi u mësua se çifti i njohur i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 8 muajsh martesë. Menjëherë pas ndarjes Miley u pa duke u puthur me Kaitlynn Carter, por nuk dihet ende nëse dy vajzat kanë krijuar një lidhje me njëra-tjetrën. 

(Kosova Sot Online)