Së shpejti baba për herë të parë, reperi shqiptar kurorëzohet me martesë

  • 22 August 2019 - 15:27
Së shpejti baba për herë të parë, reperi shqiptar kurorëzohet me martesë

Reperi i njohur, Skerdi Ago, njoftoi disa ditë më parë në profilin e tij në Instagram se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Ai kishte ndarë një foto shumë të ëmbël të partneres së tij, Vesës, e cila shfaqej në plazh me barkun e rrumbullakosur.

“Doja që për ty sot, të hiqja çdo gjë nga rrjetet sociale por edhe nga mendja ime sepse ti do më dhurosh diçka shumë të shtrenjtë në jetë. Do ma falesh atë që e doja vetëm me ty – një engjëll që mezi pres ta shoh, ta prek dhe ta mbaj në duart e mija. Jam shumë i e.m.o.ci.o.n.u.a.r sepse dita ditës mendoj vetëm për engjëllin tonë. Ky bekim ka nisur të ma ndryshoj jetën që tani dhe jam shumë krenar që ti do jesh nëna e fëmijës tim.”- ishin fjalët e ëmbla të Skerdit krahas fotos.

Pas lajmit të bukur të shtatzënisë, reperi ka lënë të kuptohet nga postimet e tij në Instastory se gjithashtu do të kurorëzohet me martesë.

Ai ka publikuar një sallë dasme dhe ka shkruar krahas postimeve “Së shpejti”, duke mos zbuluar ende asnjë detaj për dasmën.

 

Mbetet të presim për të mësuar se në cilën datë Skerdi dhe Vesa do të kurorëzohen me martesë.

 

(Kosova Sot Online)