E keni vënë re? Dua Lipa dhe Bella Hadid mbase nuk shkojnë mirë dhe ditëlindja e këngëtares shton dyshimet

  • 23 August 2019 - 16:43
E keni vënë re? Dua Lipa dhe Bella Hadid mbase nuk shkojnë mirë dhe ditëlindja e këngëtares shton dyshimet

Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa festoi 24-vjetorin e lindjes. Këtë ditë të veçantë Dua zgjodhi ta festojë pranë miqve dhe familjarëve të saj në një vend bregdetar dhe nuk munguan as urimet e shumta.

Këngëtarja postoi në Instastory të gjithë urimet që mori për 24-vjetor dhe mes tyre ishin edhe urimet që i bënë familjarët e të dashurit të saj. Yolanda dhe Gigi Hadid e uronin këngëtaren me anë të fotove dhe mbi to shkruanin fjalë të ngrohta.

Por në numrin e madh të urimeve nuk pamë askund emrin e modeles Bella Hadid.

Ndryshe nga e ëma dhe motra e saj, Bella nuk e ka uruar këngëtaren dhe mesa duket diçka nuk shkon në marrëdhënien e tyre.

Vlen të përmendim se Bella ishte e fundit që konfirmoi lidhjen e vëllait të saj, pasi ajo e ndoqi në Instagram Duan pas disa javësh që lajmi i lidhjes u bë publik.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes vajzave megjithatë, në ditët në vazhdim me siguri do të zbulohen detaje.

(Kosova Sot Online)