Me një foto të vetme, bashkëshortja e Granit Xhakës zbulon si është marrëdhënia e saj me kunatën

  • 23 August 2019 - 16:50
Me një foto të vetme, bashkëshortja e Granit Xhakës zbulon si është marrëdhënia e saj me kunatën

Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe dukej se përgatitjet kanë nisur. Çifti ka marrë shumë dhurata nga miqtë apo familjarët e tyre dhe Leonita i ka ndarë ato edhe me publikun në ‘Instagram’.

Ndër këto dhurata, veçojmë atë të bashkëshortes së Taulant Xhakës, pra kunatës së Leonitës. Arbnora i ka dhuruar asaj një biberon të vogël që shkruan “mama” , ndërsa Leonita e ka falenderuar atë publikisht. “Nga kunata ime. Faleminderit Arbnora dhe të dua” ka shkruar krahas fotos ajo.

Mesa duket të dyja vajzat kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe këtë nuk hezitojnë ta tregojnë. Taulanti dhe Graniti gjithashtu janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, që do të thotë se harmonia në familjen e tyre nuk mungon asnjëherë.

(Kosova Sot Online)