Pas divorcit, Liam i jep Miley-t të drejtën të kujdeset për 15 kafshët e tyre

  • 24 August 2019 - 07:47
Pas divorcit, Liam i jep Miley-t të drejtën të kujdeset për 15 kafshët e tyre

Liam Hemsworth ka plotësuar dokumentat për divorc nga Miley Cyrus dhe pavarësisht se ata nuk kanë fëmijë, kanë disa kafshë për të cilat duhet të mendojnë. Ata të dy kanë 15 kafshë në total, 7 qenë, 2 kuaj, 2 kuaj të vegjël, 3 mace dhe 1 derr.

Megjithatë Liam e ka vendosur të mos luftojë për kujdestarinë e kafshëve, sepse për të gjithë ato do të kujdeset Miley. Burime pranë tyre kanë thënë për “TMZ” se Liam mund ta bënte këtë gjë, sepse Kalifornia ka një ligj të ri sipas të cilit një grup gjyqtarësh vendosin se cila palë në divorc është më e përshtatshme për t’u kujdesur për kafshët. Miley ka marrë më shumë kafshë në shtëpi, prandaj Liam dëshiron që ajo të vazhdojë të kujdeset për to.

Liam i plotësoi dokumentat për divorc përpara dy ditësh dhe në to thuhej se ata po ndahen për ndryshime të papajtueshme. Ndërsa Miley reagoi ditën e sotme duke hedhur poshtë thashethemet për tradhëti dhe tha se ajo tashmë është e rritur dhe prandaj gjërat kanë ndryshuar. Dyshja e njohur kanë pasur një marrëdhënie delikate për 10 vite, por në dhjetor të 2018-tës vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre, që tashmë ka marrë fund plotësisht. 

(Kosova Sot Online)