Aksidentohen dy nga antarët e grupit 'Threedots', ja cila është gjendja e tyre...

  • 24 August 2019 - 18:50
Aksidentohen dy nga antarët e grupit 'Threedots', ja cila është gjendja e tyre...

Dy këngëtarët e njohur të grupit Threedots, Bruno dhe Miri Vathi, janë përballur me një situatë të frikshme.

Dy ditë më parë, teksa ishin duke udhëtuar drejt Korçës për një koncert, në afërsi të Maliqit, artistët kanë pësuar një aksident automobilistik.

Makina ka dalë nga rruga duke rënë përmbys.

Mësohet se djemtë janë ende në spital por në gjendje të mirë shëndetësore.

Image
Image

(Kosova Sot Online)