Dikur e përjashtuan, rikthehet pas 9 vitesh në “Këngën Magjike” këngëtarja e njohur shqiptare

  • 25 August 2019 - 08:07
Dikur e përjashtuan, rikthehet pas 9 vitesh në “Këngën Magjike” këngëtarja e njohur shqiptare

Nëntë vite më parë, këngëtarja Linda Halimi konkurroi në “Këngën Magjike” me një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe reperin Big D.

Mirëpo, ata u përjashtuan nga gara pasi shkuan 30 minuta me vonesë në prova. Gjithashtu, ata u pezulluan me ndalim pjesëmarrjeje për 6 vite në “Këngën Magjike”.

 
Nëntë vite pas kësaj, Linda Halimi po mendon të rikthehet sërish në festival.

Ajo e ka ndarë dëshirën me ndjekësit e saj në Instastory, duke i pyetur nëse mendojnë se duket të rikthehet sërish apo jo.

“Të vij tek “Kënga Magjike” sivjet?- shkruan Linda në postim, ndërsa siç ka treguar më pas, të shumtë janë ata që kanë votuar se duhet të marrë pjesë.

Mesa duket, Linda do ta bëjë realitet këtë dëshirë dhe me siguri këtë herë do ta shohim mes këngëtarëve të tjerë shqiptarë të cilët do të marrin pjesë.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Linda u bë nënë e një vajze me reperin Big D, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana.

(Kosova Sot Online)