“Atë e ka lënë mendja!” Fansat e Norës fajësojnë Robertin për ndarjen dhe shkaku sipas tyre është më i trishtë!

  • 26 August 2019 - 11:13
“Atë e ka lënë mendja!” Fansat e Norës fajësojnë Robertin për ndarjen dhe shkaku sipas tyre është më i trishtë!

Ndarja e Nora Istrefit me Robert Berishën nuk është pritur aspak mirë nga fansat e këngëtares.

Mbrëmë, këngëtari bëri postimin e bujshëm në Instagram ku njoftonte vendimin e rëndësishëm që kishte marrë me bashkëshorten e tij, për t’i dhënë fund rrugëtimit të tyre të përbashkët.

 Ai shprehej se ndarja nuk e pengon atë që të jetë shok me Norën, nënën e vajzës së tij, të cilës thotë se “i ka borxh gjithë jetën”.

Por ky vendim i çiftit nuk është pritur mirë nga fansat e Norës, të cilët kanë nisur me komente fyese për Robertin në njërin nga postimet e saj!

“Atë burrin tënd e ka lënë mendja!”, shkruan një komentues.

“Këta u bë kohë që janë ndarë.. Këta në komente e bënë namin.. Gjithsesi ke shpëtuar o Norë”, vijon një tjetër.

“Me vjen keq për ndarjen po hajt se prap ti ma e bukur je. S’është fundi i botës”.

“Ti dhe @robertberishaofficial Jeni ndarë?? Pse ndodhi kjo, ju shkoni shumë me njëri-tjetrin, të gjitha portalet shkruajnë për ju ,SHOK SHOK SHOK”.

Nora Istrefi nuk ka bërë asnjë reagim për lajmin e bujshëm të ndarjes. I vetmi postim në profilin e saj në Instagram lidhet me një kërkesë për të ndihmuar një vogëlush të sëmurë nga Mitrovica.

Roberti shkruante mbrëmë se arsye për ndarjen është bërë “mbarimi i dashurisë”, por tashmë fansat e dyshes kanë nisur të aludojnë rreth shkakut të vërtetë që çoi në divorc.

Disa prej tyre shkruajnë se shkaku i vetëm është tradhtia nga ana e Robertit, edhe pse mbetet thjesht një aludim dhe zë i pakonfirmuar.

“Më vjen shumë keq për ndarjen tuaj… po ky Roberti u mundua të ndajë Tunën dhe e hëngri vet(((( ncncn po ju duket lojë këto sene thua ti që pazar po bën, po ky kllushari me pas mend as FËMIJËN E PARË që e ka s’e kishte lënë)))) turp Robert me ba zoti marroft buk s’ke pas me hanger e tash kishe dikushi”!, shkruan komentuesi duke rikthyer edhe një herë zërat se Roberti ka një fëmijë tjetër përveç vajzës me Norën.