Ndarja e Robertit dhe Norës zbulon fenomenin shqetësues në rrjetet sociale: A jemi vërtet kaq të prapambetur?

  • 26 August 2019 - 14:36
Ndarja e Robertit dhe Norës zbulon fenomenin shqetësues në rrjetet sociale: A jemi vërtet kaq të prapambetur?

Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës na bëri të kuptojmë një gjë, që shqiptarët ende e shohin si mëkat ndarjen e një çifti dhe shpresojnë t’i qëndrojnë deri në fund premtimit: “Derisa vdekja të na ndajë!”

Nisur nga komentet e shumta që ka pasur postimi i këngëtarit Berisha në Instagram, ku njoftonte ndarjen nga bashkëshortja me të cilën ka dhe një vajzë, mund të themi se divorci shihet si një fenoment i papranueshëm.

Janë të shumtë komentuesit që mendojnë se Nora dhe Roberti nuk duhet të bëheshin as prindër, sikur ata vërtet ta dinin paraprakisht se historia e tyre do të përfundonte kështu!

Të tjerë e quajnë “çështje mode” divorcin që e “bëjnë vetëm VIP-at” duke mbyllur sytë ndaj këtij fenomeni që është rritur gjerësisht në shoqërinë shqiptare.

“Atëherë kur nuk je i lumtur, s’e kuptoj përse bëni fëmijë e pastaj ndaheni, apo e keni në modë ju VIP-at të bëni këtë gjë”. Jeni për të ardhur keq për Zotin”, shkruan një komentuese.

“Na ke çudit me këtë heroizëm, ncncnc gazi i botës u bëtë. Çfarë shembulli u jepni gjeneratave të reja”, vijon një tjetër koment.

Shumica e komentuesve në profilin e Robert Berishës mendojnë se një çift duhet të mendojë për të mirën e fëmijës dhe të mos ndahet, por a është e mirë për fëmijën një martesë e pa lumtur dhe pa dashuri?

(Kosova Sot Online)