Kupën mbi të pasme! Këngëtarja shqiptare fiton çmimin e parë në “MTV VMAs”

  • 27 August 2019 - 09:13
Kupën mbi të pasme! Këngëtarja shqiptare fiton çmimin e parë në “MTV VMAs”

Bebe Rexha ka një arsye të madhe për të festuar!

Ajo shkoi dje në New Jersey ku u organizua ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards, për të rrëmbyer kupën e parë.

Këngëtarja shqiptare ishte e nominuar për tre çmime “Song of the summer” me “Call you mine”, dhe dy nominimet e tjera për “Video Dance” njëra me këngën “Say my name” dhe tjetra me “Call you mine”.

Nga tre nominimet shqiptarja doli triumfuese në “Video Dance” me këngën “Call you mine” një bashkëpunim ky me dyshen Chainsmokers.

Bebe publikoi një foto në Instagram ku shfaqet me kupën mbi të pasme ndërsa shfrytëzoi mundësinë për t’i falënderuar fansat për mbështetjen tyre dhe The Chainsmokers për bashkëpunim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Bebe takoi edhe një nga mbështetëset e saj më të mëdha, Taylor Swift, e cila i ka dalë në krahë gjithmonë kur këngëtarja shqiptare është kritikuar për paraqitjen fizike!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

 

(Kosova Sot Online)