Kim Kardashian zbulon se kush është motra e saj e preferuar

  • 27 August 2019 - 09:19
Kim Kardashian zbulon se kush është motra e saj e preferuar

Kim Kardashian ka bërë së fundmi një intervistë të veçantë për numrin e shtatorit të “Vogue Arabia”, kjo sepse Kim është intervistuar nga bashkëshorti i saj Kanye West. Reperi ka prekur çdo temë të mundshme, duke përfshirë karrierën e saj si avokate, ngjarjen në Paris, teknikat e të qënurit e famshme, etj.

Ajo gjithashtu ka zbuluar motrën e saj të preferuar, edhe pse ka qenë e vështirë. Kim pranoi se ajo kishte një lidhje të veçantë me Khloe-n, por kjo gjë nuk ishte e përhershme. “Ndryshon, njësoj si shoqëria apo lidhjet. Mendoj se ky vit ka qenë një bashkëpunim i fortë mes meje dhe saj”, ka treguar Kim.

Kjo ka ndodhur për shkak se lidhja e saj me Kourtney dhe Khloe ‘fsheh’ shumë ngjarje, kanë një të shkuar më ndryshe se sa me Kendall dhe Kylie. Marrëdhënia e Kim me Kourtney vazhdon të jetë e ngushtë, por sipas saj, ky vit e ka lidhur më shumë me Khloe-n. Pavarësisht kësaj zgjedhjeje, nuk ka asnjë lidhje më të fortë se ajo mes motrave Kardashian-Jenner.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

(Kosova Sot Online)