Ka një pasuri marramendëse, por si e shpenzon këngëtarja e famshme?

  • 27 August 2019 - 09:50
Ka një pasuri marramendëse, por si e shpenzon këngëtarja e famshme?

Rihanna është cilësuar si muzikantja më e pasur e femrave nga Forbes, dhe e tejkalon vetë Mbretëreshën e Popit, Madonna. Kjo nuk na befason, duke marrë parasysh gjithçka që këngëtarja ka realizuar gjatë këtyre viteve të kaluara.

Ajo e ka bërë pasurinë falë industrisë së muzikës, por edhe për shkak të markës së saj të bukurisë Fenty Beauty dhe shtëpia luksoze e modës Fenty. Po si e shpenzon pasurinë e saj ylli i muzikës. Klikoni në galeri dhe zbulojeni.

Ishulli privat – Këngëtarja aktualisht është duke punuar për një këngë të re dhe mori me qira një ishull privat në Angli për të regjistruar muzikën. Kostoja e ishullit? 25,000 dollarë.

Kuzhinier privat – Këngëtarja ka një kuzhinier privat — Debbie Solomon — që punon për 800 dollarë në ditë. Kuzhinieri i shërben mëngjesin, drekën, darkën dhe darkën e vonë.

Los Angeles rezidencë – Në vitin 2012 ajo bleu një rezidencë luksoze në Los Angeles, Californi, për 12 milion dollarë amerikanë.

Koleksioni i makinave – Raportohet se Rihanna posedon një koleksion makinash që kap vlerëne 8 milion dollarëve amerikanë! Koleksioni përfshin makinat e mëposhtme luksoze: Ferrari 458 Italia, Porsche 911, Maybach 57S, Suzuki Jimni, Chevrolet Suburban, Mercedes G-Ëagon, Mercedes S-Class dhe një Cadillac Escalade.

Trajtimet e bukurisë – Rihanna gjithmonë duket e përsosur në tapetin e kuq, por kjo natyrisht vjen me një çmim të kushtueshëm. Këngëtarja dyshohet se harxhon 50,000 dollarë në javë në trajtimet e bukurisë!

Trajneri personal – Trajnerja personale i Rihanna-s është Jaimie Granger. Kostoja për shërbimet e saj? RiRi raportohet se i paguan 1.500 dollarë në ditë.

Zgjatje e flokëve – Rihanna i ndryshon modelin e flokëve ato pothuajse aq shpesh sa veshjet e saj. Por hairstyles e saj gjithnjë në ndryshim kanë një çmim prej 1 milion dollar në vit!

Dhurata për familjen: Në kohë Krishtlindjesh, RiRi nuk nguron që t’iu ofrojë para të afërmeve të saj. Ajo është shumë dorlëshuar.

Shtëpia e plazhit në Barbados – RiRi bleu shtëpinë e saj të pushimeve në Barbados, vendlindjen e saj në 2013 për 22 milion dollarë.

(Kosova Sot Online)