Dashuri nëne: Mamaja e Stresit bën gjestin më emocionues për të birin

  • 27 August 2019 - 11:02
Dashuri nëne: Mamaja e Stresit bën gjestin më emocionues për të birin

Reperi Stresi është kthyer në kryefjalën e mediave së fundmi, pasi ndarja e tij me Keisin vetëm një muaj pasi u lirua nga burgu bëri bujë të madhe nëpër portale.

Megjithëse nuk kanë deklaruar asgjë për ndarjen e tyre, Stresi dhe Keisi vazhdojnë thumbimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe të gjithë janë sy e veshë për të marrë vesh se ç’do bëhet me çiftin.

Mirëpo, veç postimeve me thumb, vëmendjen në profilin e Stresit e ka marrë së fundmi një foto e bisedës me mamanë e tij.

E ëma i ka dërguar reperit një foto ku tregon se sapo ka dalë nga xhamia pasi është falur dhe krahas saj i shkruan:

“Sa dola prej xhamie, fala namazin e akshamit. Në dorë të Allahut qofsh e çdo ditë lutem të drejtohesh në rrugën e tij. Zoti pranoftë lutjet e mia! Allahu qoftë pranë teje në çdo hap.”

Duket se ky mesazh e ka emocionuar Stresin, i cili ka vendosur ta ndajë bisedën me të gjithë fansat e tij.

“A e din se jeta fillon duke u zgju e dashuru me ftyrën e Nanës , Çdo dashuri Lind dhe përfundon aty.”-shkruan reperi në postim, fjalë të marra nga një prej këngëve të tij, e cila i dedikohet të ëmës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi) on

Në intervista të ndryshme Stresi është shprehur se ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me të ëmën, e cila ia shpreh vazhdimisht dashurinë të birit edhe në publik.

(Kosova Sot Online)