E gjithë familja bashkë, Meghan dhe Harry fotografohen teksa drekojnë pa u vënë re nga askush

  • 29 August 2019 - 09:33
E gjithë familja bashkë, Meghan dhe Harry fotografohen teksa drekojnë pa u vënë re nga askush

Duka dhe dukesha e Sussex janë parë së fundmi të drekojnë së bashku me djalin e tyre Archie në vendin e quajtur ‘Rose&Crown’ në Winkfield, Berkshire.

Sipas ‘DailyMail’ Harry ka shijuar drekën së bashku me partneren e tij duke pirë birrë. Gjatë gjithë kohës dyshja mbretërore ka qenë nën vëzhgimin e oficerëve mbretërorë. Një burim i afërt pranë dyshes ka rrëfyer se Meghan ka qenë gjatë gjithë kohës duke mbajtur në krahë Archie-n.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë fakti se asnjë prej personave që kanë qenë në lokal, nuk ka arritur ta njohë çiftin mbretëror.
Kjo nuk ka qenë hera e vetme që Meghan dhe Harry kanë zgjedhur atë vend për të kaluar kohën e tyre të lirë.

(Kosova Sot Online)