Kylie Jenner publikon momente të rralla nga lindja e vajzës së saj, Stormi

  • 29 August 2019 - 09:41
Kylie Jenner publikon momente të rralla nga lindja e vajzës së saj, Stormi

Ajo befasoi gjithë botën 18 muaj më parë kur njoftoi se ishte bërë nëna e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Stormi Webster. Fryt, i lidhjes së saj me të dashurin, Travis Scott.

Kylie Jenner e mbajti gjithë periudhën e shtatzënisë të fshehtë duke mos ndarë asnjë detaj. Ndërsa tashmë 22-vjeçarja ka ndarë foto të rralla që nga vizitat tek doktori e deri tek ardhja në jetë e së voglës, Stormi.

Duke e cilësuar si “dita më e mirë e jetës sime”’, Kylie ndau disa video nga dokumentari i ri i të dashurit të saj që po jepet në Netflix: ”Mami shih,unë mund të fluturoj”.

Dokumentari i ri i reperit nga “Netflix” flet për turneun e tij fitimprurës ASTROWORLD nëpër botë, duke treguar për suksesin e albumit të tij, që qëndroi në krye të Billboard 200 si dhe pak nga jeta e tij me Kylie dhe atë si baba. Scott dhe Jenner nisën të dilnin bashkë në prill të vitit 2017, një muaj pasi Kylie i dha fund lidhjes së saj me Tyga.

(Kosova Sot Online)