“Eksplozivi”, mediat greke fiksohen keq pas reperes shqiptare

  • 29 August 2019 - 11:35
“Eksplozivi”, mediat greke fiksohen keq pas reperes shqiptare

Kohë të arta për reperen shqiptare Tayna, e cila së fundmi po thyen dhe racizmin e grekëve kur vjen puna tek artistët shqiptarë.

Muzika e saj ka marrë vëmendje të madhe  në Greqi, ku media “e-daily.gr” i ka dedikuar asaj një shkrim me nota pozitive. Në artikull vlerësohet paraqitja, performanca si dhe aftësia e saj për të pushtuar skenën.

Vet Tayna ka publikuar në Instagram një foto ku shkruhet: “Fouriera? Njihuni me Taynan, Nicki Minaj e Shqipërisë”.

Më tej “e-daily.gr” shkruan:“Eksplozivi Tayna, e cila është Nicki Minaj shqiptare, nxjerr në pah format dhe “çmend” botën me videoklipet e saj”.

E-daily nuk ka harruar të theksojë faktin se Tayna është shqiptare dhe një prej artisteve më të famshme, e cila numëron miliona klikime në youtube.

 

(Kosova Sot Online)