“Kur do e bësh fëmijën e dytë”? Andrra e Sinanit zbulon planet për zgjerimin e familjes

  • 30 August 2019 - 15:14
“Kur do e bësh fëmijën e dytë”? Andrra e Sinanit zbulon planet për zgjerimin e familjes

Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani prej tre vitesh janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ansi.

Ndërkohë që vogëlushi i tyre rritet çdo ditë, me sa duket çifti i njohur ka filluar që të mendojë ta zgjerojë familjen dhe me një pjesëtar të ri.

E pyetur nga fansat në Insagram se kur do të bëjë fëmijën e dytë, Andrra pa mohuar se ka shumë dëshirë të zgjerojë familjen, ka treguar se pasi Ansi të rritet edhe pak’

“Të rritet edhe pak Ansi”, shkruan Andrra.

Andrra dhe Sinani celebruan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2015, në një ceremoni madhështore, e cila thuhet se kushtoi rreth 15 mijë euro.

(Kosova Sot Online)