Forma perfekte fizike, Besa Kokëdhima zbulon si duket me bikini

  • 31 August 2019 - 11:15
Forma perfekte fizike, Besa Kokëdhima zbulon si duket me bikini

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet me bikini ngjyrë rozë. Ajo për të cilën bie në sy këngëtarja janë format perfekte fizike që ka. “Jeta është më e mirë kur vesh bikini”, ka shkruar Kokëdhima në foton ku shfaqet para pasqyrës. Menjëherë pas këtij momenti të shumtë kanë qenë fansat e artistes të cilët e kanë komplimentuar për fizikun e saj.

Edhe disa ditë më parë Besa ka ndarë një tjetër foto nga pushimet, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të formave trupore. Ndonëse këngëtarja nuk ka publikuar herë pas here foto në rrjetet sociale, ka arritur të fitojë gjithmonë vëmendjen e ndjekësve.

Besa publikoi 4 muaj më parë projektin e saj më të fundit, i titulluar “La la la”, i cili tashmë ka mijëra klikime në Youtube.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Besa (@besaofficial) on

(Kosova Sot Online)