Emina e pranon se do ishte duke mjelë lopët nëse s’do ishte larguar nga fshati!

  • 31 August 2019 - 13:47
Emina e pranon se do ishte duke mjelë lopët nëse s’do ishte larguar nga fshati!

Emina Cunmulaj ka shumë nostalgji për fshatin e saj dhe gjithmonë që kthehet në Tuz publikon foto në Instagram.

Së fundi modelja ka pozuar nga vendlindja më disa frute pjepri në dorë, ndërsa shkruan se nuk ka si shtëpia:

“S’ka si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”, ka shkruar Emina krahas fotos të publikuar në Instagram.

Por një fanse nuk e ka lënë me kaq, por i ka kërkuar llogari modeles që u largua që e vogël nga Tuzi:

“Meqë s’ka vend si vendi jot pse nuk jetove aty? Pse s’u martove në Tuz? Pse nuk e zhvillove karrierën në vendlindje po ike qysh 18 ???”

Këtyre pyetjeve u ka kthyer menjëherë përgjigje Emina, e cila e pranon se do të ishte duke mjelë lopët sot nëse s’do ishte larguar nga fshati!

“Auuuuu tash a deshte edhe me i ra fylit për melodi  t’kisha tej atëherë isha ken tyj miel lopë hala ”, ia kthen ajo!

Epo të paktën u tregua e sinqertë!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

(Kosova Sot Online)