Elizabeth: Jam sërish me William Levy-in, s'ka kush që mund të na ndajë

  • 02 September 2019 - 16:21
Elizabeth: Jam sërish me William Levy-in, s'ka kush që mund të na ndajë

Wiliam Levy dhe Elizabeth Gutierrez janë një nga ciftet më të dashur dhe me një martesë të gjatë, por gjithmonë të shoqëruar me zhurmë në mediat rozë.

Është folur shpesh për ndarje, tradhti nga ana e William apo për krizë në çift. Muajt e fundit ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, ndoshta edhe për shkak se nuk postonin më foto së bashku.

Image

Por, me sa duket, çifti i aktorëve nuk është duke kaluar një krizë, përkundrazi janë shumë të lumtur bashkë. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet Elizabeth me një foto që ka postuar pak orë më parë në Instagram. Ajo ka uruar bashkëshortin, i cili festoi 39-vjetorin, me një foto ku shfaqen të përqafuar dhe përkrah fotos kishte vendosur një zemër.


(Kosova Sot Online)