Pas konflikteve të vazhdueshme, Demi Lovato dhe Taylor Swift bëjnë paqe sërish

  • 03 September 2019 - 09:29
Pas konflikteve të vazhdueshme, Demi Lovato dhe Taylor Swift bëjnë paqe sërish

Ditën e sotme Demi Lovato ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ këngën e Taylor Swift. Krah saj ajo ka shkruar se të gjitha femrat duhet ta mbështesin njëra-tjerën dhe se jeta është tepër e shkurtër për të mos e bërë atë.

Ky veprim i këngëtares ka tërhequr vëmendjen e Taylor, e cila e ka ripublikuar në llogarinë e saj duke e falenderuar Lovato-n. Kujtojmë se vetëm disa javë më prë në media qarkulloi lajmi se midis këngëtarëve ekzistonin disa keqkuptime,megjithatë Demi i ka hedhur poshtë menjëherë të gjitha këto me veprimin e fundit.

(Kosova Sot Online)