Bebe flet për ngacmimet që i janë bërë: Kisha frikë, por askush nuk më “fut dot duart” nëse nuk dua

  • 03 September 2019 - 15:49
Bebe flet për ngacmimet që i janë bërë: Kisha frikë, por askush nuk më “fut dot duart” nëse nuk dua

Bebe Rexha ka folur pa dorashka fare për revistën e njohur Cosmopolitan, ku ka treguar ndodhi personale aspak të këndshme.

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, ka treguar disa raste kur ajo është gjendur në pozitë mjaft të vështirë, ku qartazi është tentuar të ngacmohet seksualisht.

Ajo ka rrëfyer për një takim të frikshëm me një producent dhe 6 meshkuj të tjerë në studio.

”Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. U ndjeva sikur do të sulmohesha seksualisht. Pa bërë zë thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kam kaluar ndonjëherë”, rrëfeu Bebe.

Më tej ajo ka treguar sesi një producent i famshëm e kishte ngacmuar. “Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha: “Unë do të bëj atë që dua”. Por unë jam mjaftueshëm e rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”, tha Bebe.

Ky takim ndodhi në shtëpinë e producentit Dr.Luke, emri i vërtetë i të cilit është Lukasz Sebastian Gottwald.

Vetëm një vit më vonë, këngëtarja Kesha ngriti padi kundër Gotteald duke përmendur akuza të shumta, që përfshinin shqetësime emocionale dhe diskriminim në punë. Dr.Luke ngriti një padi kundër pretendimeve për shpifje dhe të gjitha pretendimet e Kesha u hodhën poshtë.

Këngëtarja mbeti në një kontratë regjistrimi me të që do të thoshte se ajo nuk mund të publikonte asnjë këngë për katër vjet.

Kur pyetet për Keshan, Bebe thotë: “Unë u frikësova se mund të kishte qenë situata ime. Mbaj mend që isha në një darkë me Keshan dhe nënën e saj, Pebe Sebert. Nëna e saj erdhi tek unë dhe më pëshpëriti, “Mos e bëj atë”. Ajo po fliste për punën me Dr.Luke.

Industria e muzikës mund të jetë një vend i errët, dhe ajo mund të ishte duke u përpjekur të më ndalonte për të hyrë në rrugën e vajzës së saj. Por unë dëgjova dhe sinqerisht? Fakti që i besova asaj ishte gjëja më e mirë që bëra”, ka treguar Bebe.

Më tej ajo ka folur edhe sesa keq është ndjerë kur është komentuar negativisht për fizikun e saj. E rritur në New York nga prindër shqiptarë, Bebe nënshkroi marrëveshjen e saj të parë me Warner Bros në moshën 23 vjeç, ndërsa kishte kompozuar këngë për shumë artistë të tjerë.

(Kosova Sot Online)