Pasi festuan përvjetorin e martesës, Besi i bën dedikimin romantik Xhensilës

  • 04 September 2019 - 12:56
Pasi festuan përvjetorin e martesës, Besi i bën dedikimin romantik Xhensilës

Çifti i njohur i showbiz-it, Xhensila dhe Besi kanë festuar përvejtorin e dytë të martesës 3 ditë më parë. Ata kanë kaluar një darkë romantike, të organizuar nga Xhensila për partnerin e zemrës.

Pak orë më parë, aktori i humorit ka shpërndarë postime duke bërë dedikime mjaft të ëmbla për bashkëshorten e tij dhe e ka quajtur atë “e mira, e bukura, e ëmbla, e paqta, e kristalta ” dhe tregon kështu që dashuria mes tyre sa vjen dhe rritet çdo ditë.
Kujtojmë që pasi u kurorëzuan me martesë, dyshja i lumturoi të gjithë me lajmin e shtatzënisë dhe me ardhjen në jetë të Ajkës të vogël.

(Kosova Sot Online)