Loredana dhe Mozzik janë ndarë? Reagon për herë të parë çifti, ja vendimi i papritur që kanë marrë

  • 04 September 2019 - 19:58
Loredana dhe Mozzik janë ndarë? Reagon për herë të parë çifti, ja vendimi i papritur që kanë marrë

Prej disa ditësh po përflitet se Mozzik dhe Loredana po përjetojnë një krizë në çift.

I gjithë dyshimi lindi pasi ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk kanë publikuar foto së bashku.

 Dhe për më tepër Mozzik nuk e mbështeti në Instagram Loredanën për këngën e re dhe sikur të mos mjaftonin këto, reperi as nuk ishte prezent në ditëlindjen e partneres.

Jo vetëm kaq por edhe burimi pranë dyshes kanë konfirmuar këto lajme si të vërteta  duke treguar se e gjithçka kishte ndodhur për shkak të mendimeve të ndryshme që kishin për menaxhimin e karrierës së tyre pas skandalit me çiftin zviceran.

Mirëpo siç duket pavarësisht të gjithave, Loredana dhe Mozzik kanë vendosur ta bëjnë bashkë turneun e tyre të titulluar “Bonnie & Clyde”, i cili do të mbahet më 19 mars të vitit 2020.

Lajmin e kanë konfirmuar të dy duke publikuar në llogarinë e tyre në Instagram një poster ku shfaqen së bashku duke informuar fansat për koncertet e tyre.

Kjo do të thotë se ata kanë vendosur t’i lënë mënjanë problemet, të cilat me siguri do të rregullohen me kalimin e kohës.

(Kosova Sot Online)