Kjo nuk pritej: Nicki Minaj heq dorë nga karriera, arsyeja do ju përlotë

  • 06 September 2019 - 08:57
Kjo nuk pritej: Nicki Minaj heq dorë nga karriera, arsyeja do ju përlotë

Nicki Minaj ka habitur të gjithë fansat e saj pas një njoftimi të bërë në Twitter.

Reperja e njohur ka njoftuar se do të heqë dorë përfundimisht nga karriera, pasi dëshiron të krijojë një familje.

“Kam vendosur të heq dorë nga muzika dhe të krijoj një familje. E di që jeni të lumtur tani. Fansat që më mbështesin, më mbështesin deri në vdekje. Ju dua,” shkruan ajo në Twitter.

Nicki është prej disa kohësh në një histori dashurie me Kenneth Perry, i cili disa herë ka pasur probleme me ligjin.

Ai është i dënuar që në moshën 15-vjeçare për përdhunim dhe më pas për vrasje me paramendim.

Thuhet se ata janë martuar në fshehtësi, megjithatë ende nuk dihet asnjë informacion i saktë.

(Kosova Sot Online)