Pushime të frikshme! Tuna shëtit me luanët në mes të Afrikës dhe na bëri me zemër

  • 07 September 2019 - 11:02
Pushime të frikshme! Tuna shëtit me luanët në mes të Afrikës dhe na bëri me zemër

Prej disa ditësh, Tuna ka nisur pushimet së bashku me një mikeshë të sajën dhe kjo nuk shpëtoi pa u komentuar në rrjet.

U tha se duke qenë pa shoqërinë  e Patrisit, me siguri mes çiftit kishin nisur problemet.

Mirëpo, këngëtarja i sqaroi të gjitha nëpërmjet një fotoje ku pozonte nga pushimet, duke shkruar:

“2019-ta, robi shkon n’pushim edhe vetë”-duke lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe Patrisit janë në rregull.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on


Tuna ka udhëtuar drejt Afrikës lindore dhe tashmë ndodhet në ishullin Mauritius.

Këngëtarja ka treguar nëpërmjet postimeve se po i shijon në maksimum këto pushime, mirëpo videot e fundit na bënë me zemër!

Ajo shfaqet duke ecur përkrah luanëve të Afrikës pa iu dridhur qerpiku dhe ne s’po i besojmë dot syve!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on


Në fakt, luanët janë të trajnuar dhe sipas gojëdhënës, nëse prek një luan të bardhë, do të kesh fat.

Ndaj Tuna nuk ka ngurruar ta bëjë këtë gjë, duke e mbajtur nga bishti luanin e bardhë, teksa ecin së bashku.

“Mësimi i sotëm u mësua: Nëse largon frikën, jeta s’ka më limite”- shkruan Tuna krahas pozës së saj me një luan.

Pushime të frikshme, apo jo?