E gatshme për ‘t’ia vënë flakën’ ujit (Foto)
Kjo është Shanina Shaik, e bukur, e zjarrtë, e gatshme për ‘t’ia vënë flakën’ ujit. Bukuroshja 24 vjeçe nga Australia, ka treguar asetet e dhuruara nga Perëndia, gjatë një setit fotografik të bërë në Majami, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Brunja ekzotike linjat e saj vrasëse i kishte depërtuar brenda një palë bikineve me ngjyrë të zezë, që e bënin të dukej thjesht e përsosur. Dukjen e parë Shanina e bëri me kostumet e zeza me disa detaje të arta, duke ia ekspozuar barkun e saj të rrafshët.
Shanina kishte stilin si 'unë porsa dola nga oqeani, kështu siç po më shihni’, e flokët e saj brune dukeshin të valëzuara nga uji i njelmët.
Grimi i saj ishte në minimal me shumë tone të bronzta, derisa një buzëkuq i errët me nuanca të portokallta kishte përfunduar dukjen e saj prej një shpirti në plazh.
Për t’i përzier gjërat, modelja e “Victoria's Secret” ishte ulur në brigje, dukej shumë e kompletuar, derisa ujin e saj të hatashëm po e përplaste me dallgët e detit.
(Kosova Sot)