Stefi Prifti i bën vajzës së tij surprizën e bukur për dasmën e saj dhe të gjithë u përloten
Ditë më parë vajza e madhe e artistit të njohur Stefi Prifti, Maria, i dha fund beqarisë.
Në një dasmë madhështore mes miqsh dhe të afërmish Maria kurorëzoi dashurinë e saj me piktorin dhe këngëtarin e njohur Gëzim Meta.
Në dasmën e vajzës së Stefit nuk munguan as kolegë të tij të njohur si Aurela Gaçe, Valbona Mema, Aleksandër Gjoka, Ardit Gjebrea, Shkurte Fejza etj.
E gjithë mbrëmja ishte e mbushur me surpriza, por atë më të bukurën e kishte përgatitur Stefi dhe vajza e vogël, Joana.
Babë e bijë i kanë dedikuar një këngë Marias, e cila është emocionuar shumë.
Madje edhe të pranishmit në dasmë kanë derdhur lot, sepse vetë teksti i këngës ishte shumë prekës. Një pjesë të këngës e ka publikuara Enada At’Nikolla, e cila ishte kujdesur edhe për fustanet e nusërisë së Marias.
Stefi Prifti ka treguar gjithmonë se ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me dy vajzat e tij, sidomos pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes Marina.
(Kosova Sot Online)