Shtatzënë? Reagon Genta Ismaili tregon barkun dhe prezanton mashkullin misterioz

  • 12 shtator 2019 - 10:14
Shtatzënë? Reagon Genta Ismaili tregon barkun dhe prezanton mashkullin misterioz

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli u përfol ditën e djeshmë në mediat rozë që ajo mund të ishte në një pritje të ëmbël.

Shkak u bë fakti që prej më shumë se një muaji Genta ishte zhdukur nga rrjetet sociale dhe pak kohë më parë ajo deklaroi se vitin tjetër do e shohim nënë.

Pas lajmeve, Genta ka reaguar duke u rikthyer në Instagram e duke postuar foto e video.

Në një nga videot Genta tregon barkun e ka të sheshtë dhe trupin në super formë duke hedhur poshtë të gjithë zërat poshtë se ajo është në një pritje të ëmbël.

Por jo vetëm kaq këngëtarja publikoi një video teksa ndodhet në një darkë dhe puth në faqe një mashkull.

Kush është ai? Ndoshta në ditët në vijim këngëtarja mund të tregoj diçka më shumë.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)