Të gjithë e dinë që Ava Max është shqiptare, ndërsa ajo i tregon kështu rrënjët e saj

  • 13 September 2019 - 10:23
Të gjithë e dinë që Ava Max është shqiptare, ndërsa ajo i tregon kështu rrënjët e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, po arrin sukses me këngët e saj në të gjithë botën, duke siguruar miliona shikime në Youtube.
Ava është me origjinë shqiptare dhe këtë ajo nuk heziton ta vërë në dukje në çdo moment.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet e kombinuar me ngjyrat kuqezi, e veshur me të zeza ndërsa ka lyer me të kuqe sytë dhe buzët. “Kthim tek rrënjët e mia. shqiptare”, ka shkruar këngëtarja tek foto e publikuar.

Veç këngëve të saj, Ava është mjaft e komentuar edhe për pamjen, ku jo rrallëherë është komentuar se kopjon stilin e Lady Gagas.

(Kosova Sot Online)