Pasi u përfolën për krizë në çift, me këtë veprim Tuna tregon gjithçka për marrëdhënien me Patrisin

  • 14 September 2019 - 23:01
Pasi u përfolën për krizë në çift, me këtë veprim Tuna tregon gjithçka për marrëdhënien me Patrisin

Tuna dhe Patris Berisha janë një nga çiftet më të diskutuara në media, sepse shpesh janë përfolur për një krizë në marrëdhënie. Vetëm pak ditë më parë të gjithë filluan të dyshonin se çifti i kishin dhënë fund lidhjes, duke qenë se të dy po pushonin në destinacione të ndryshme. Pavarësisht se Tuna u përgjigj se në 2019-tën njerëzit mund të pushojnë dhe vetëm thashethemet nuk mbaruan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Altuna (Sejdi) Berisha (@tunasejdi) on

Megjithatë veprimi më i fundit i këngëtarës i ka shuar njëherë e mirë të gjithë zërat dhe vërteton se ajo dhe Patrisi vazhdojnë jetën të lumtur së bashku. Pasi kanë kaluar vite nga zyrtarizimi i lidhjes së tyre, vetëm tani Tuna ka vendosur të ndryshojë mbiemrin e saj. Në ‘Instagram’ këngëtarja e ka vendosur emrin Altuna (Sejdi) Berisha, duke treguar se ajo ka marrë mbiemrin e Patrisit dhe se vazhdon të jetë partnerja e tij.

Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër të një djali 2-vjeçar, Tian dhe në të ardhmen mundet të zgjerojnë familjen e tyre. 

(Kosova Sot Online)