Çiljeta flet për babain e djalit të saj, ata janë kopje e njëri-tjetrit

  • 16 September 2019 - 15:36
Çiljeta flet për babain e djalit të saj, ata janë kopje e njëri-tjetrit

Këngëtarja shumë e komentuar në media prej vitesh, për karrierën, por edhe për jetën private, Çiljeta Xhilaga ka çuar sot Fernandon në klasë të parë dhe sigurisht emocionet kanë qenë të mëdha në këtë ditë të rëndësishme.

Çiljeta ka postuar disa foto të Fernandos, së bashku me një foto ku ai shfaqet në bankën e shkollës dhe ka bërë një dedikim shumë emocionues.

Në këtë dedikim këngëtarja përmend edhe babain e Fernandos të cilit vogëlushi i ngjan shumë në pamje dhe karakter.

“Biri im dhe shoku im. Nëse Zoti do më lejonte të zgjidhja një djalë, nuk ka dyshim që ai do ishte ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vetes tek ti në mënyrën si sillesh dhe gjërat që bën. Edhe pse pjesën më të madhe e ke marrë nga babi jot, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si burrë i madh. Jam mirënjohëse që isha në planin e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit”, shkruan Çiljeta.

(Kosova Sot Online)