Emina Cunmulaj shkëlqen në 35 vjetorin e saj

  • 17 September 2019 - 09:10
Emina Cunmulaj shkëlqen në 35 vjetorin e saj

Katër ditë më parë, Emina Cunmulaj kishte ditëlindjen e saj dhe atë datë ia dedikoi të gjithën familjes.

Pranë tyre ajo kaloi momentet më të bukura por festa nuk mbaroi me aq.

Festa e vërtetë është bërë mbrëmjen e kaluar dhe ka qenë thjesht super.

Ajo ka festuar në një club nate dhe të gjitha balerinat mbanin në fytyrë foton e Eminës.

Përveç festës, Emina ka publikuar edhe një foto nga surpriza që me siguri ia ka bërë bashkëshorti i saj, Sam.

Shtëpia e saj është mbushur me tollumbace plot ngjyra dhe qershia mbi tortë është Emina.

Modelja e veshur me një fustan të zi, tregoi edhe një herë se pavarësisht dy lindjeve vazhdon të jetë seksi dhe shumë në formë.

(Kosova Sot Online)