Me stil të veçantë, Dua Lipa shkëlqen në 'New York Fashion Week'
Dua Lipa shkëlqeu në eventin e “Burberry” në javën e modës në Nju Jork.
Dua Lipa është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk i kursen aspak fotografitë atraktive.
Së fundi, këngëtarja shqiptare ka publikuar disa imazhe, të cilat i ka shkëputur nga paraqitja e saj në “Javën e Modës”.
Ajo kishte kombinuar ngjyrat bardhë e zi, ndërsa dukej në top-formë, në ndejën ku u shoqërua nga partneri i saj, Anwar Hadid.
Kujtojmë se Dua Lipa së fundi ka njoftuar se do të këndojë për herë të parë në Indi.
(Kosova Sot Online)