Alban Ramosaj përkrah yjeve botërorë, bëhet pjesë e filmit të famshëm

  • 20 September 2019 - 18:20
Alban Ramosaj përkrah yjeve botërorë, bëhet pjesë e filmit të famshëm

Këngëtari Alban Ramosaj, vjen nga një familje e madhe artistësh dhe gjithmonë ka qenë në qëndër të vëmëndjes për pamjen tërheqëse dhe talentin e tij në muzikë dhe në fotomodeling.

Mesa duket kohët e fundit, Albani është fokusuar në një fushë tjetër profesionale, në atë të aktrimit. Prej disa ditësh është vendosur në Spanjë për një projekt të madh kinematografik dhe mesa kemi kuptuar nga fotot e postuara të tij, bëhet fjalë për filmin e famshëm të viteve 60-70 të titulluar “Belle de Jour”. Ka qenë vet Albani që ka postuar një video ku dallohet emri i tij dhe titulli i filmit.

Filmi është një remake që pritet të lançohet në fillim të vitit 2020. Tashmë Albani ka kaluar nga skenat shqiptare muzikore në ato holliwood-iane të aktrimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on

(Kosova Sot Online)