Capital T ndez Tiranën, ja pse munguan Elvana, 2PO2 dhe Dhurata Dora

  • 21 September 2019 - 10:13
Capital T ndez Tiranën, ja pse munguan Elvana, 2PO2 dhe Dhurata Dora

Mbrëmja e djeshme ka qenë vërtetë entuziaste për kryeqytetin, pasi reperi i njohur Capital T ka ndezur sheshin ‘Nënë Tereza’.

Ai i ka surprizuar të gjithë me performancat e njëpasnjëshme, të cilat kanë lënë pa frymë publikun.

Mirëpo ndër të tjera ata që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve ishin këngëtarët e ftuar si Ylli Limani, i cili çeli mbrëmjen, Alban Skënderaj dhe Majk.

Të gjithë u bën kurioz pse nuk ishin pjesëmarrës emra të tjerë të muzikës, të cilët priteshin si Capital T, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora.

Në një intervistë për mediat, organizatorja Uarda Koçi u shpreh për newsbomb.al se artistët nuk ishin prezent në koncert për arsye familjare.

Krahas kësaj mungese Capital T ja doli të elektrizojë skenën dhe të bëjë të këndojë publikun njëzëri me të për gjatë gjithë mbrëmjes.

Image

(Kosova Sot Online)