Ky fustan ishte arsyeja që u shpik ‘Google Images’

  • 21 September 2019 - 21:16
Ky fustan ishte arsyeja që u shpik ‘Google Images’

Në korrik të këtij viti, Jennifer Lopez i ka mbushur 50 vjet, mirëpo arrin të marrë vëmendje sa herë që shfaqet në evenimente publike.

Afro dy dekada më parë (në vitin 2000), këngëtarja dhe aktorja u bë kryetemë mediave duke u shfaqur në ceremoninë e Grammy Awards të atij viti me një fustan të Versace.

‘Fustani i frymëzuar nga xhungla’ që padyshim se është një prej veshjeve më ikonike në tepihun e kuq – është rikthyer në ceremoninë përmbyllëse të sfilatës për koleksionin pranveror për vitin 2020.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Madje për shkak të atij fustani ishte krijuar edhe ‘Google Images’, duke qenë se njerëzit kishin kërkuar shumë në Google për t’i gjetur fotografitë e J.Lo të asaj mbrëmjeje, përcjell telegrafi.

“Kam marrë vesh se për shkak të saj nate dhe për shkak të atij fustani, është krijuar Google Images. Shumë njerëz e kanë kërkuar këtë dhe atëherë nuk kishin se ku të kërkonin fotografi në internet, prandaj u themelua Google Images”, ka treguar 50-vjeçarja.

Në këtë mënyrë, në prezencën e Donatella Versace, Lopez ka qenë kulmi i Javës së Modës në Milano të Italisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Donatella Versace (@donatella_versace) on

(Kosova Sot Online)