Pas ceremonisë martesore, Blero dhe Afrona kanë disa fjalë

  • 21 shtator 2019 - 23:09
Pas ceremonisë martesore, Blero dhe Afrona kanë disa fjalë

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe modelja e mirënjohur, Afrona Dika, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Teksa ceremonia madhështore ende po vazhdon, dyshja pasi i premtuan njëri-tjetrit se do të jenë bashkë deri në pafundësi, i dedikuan njëri-tjetrit edhe disa fjalë të veçanta në rrjete sociale.

Këngëtari publikoi një moment të veçantë nga dasma në Instagram dhe e shoqëroi me mbishkrimin “Njeriu më fatlum”.              

Në anën tjetër, edhe dedikimi i Afronës nuk mungoi për Bleron.

“Njëherë në jetë, në mes të një jetë të zakonshme, dashuria të dhuron një përrallë. PO. Të dua për jetë”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Po ashtu, ajo publikoi edhe një fotografi me të atin e saj, i cili po e shoqëronte atë drejt altarit.

Kjo dasmë është ndër më të komentuarat për këtë vit. Vlen të përmendet se për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen Sabri Fejzullahu, Besnik Qaka, Shkurte Gashi dhe emra të tjerë.

(Kosova Sot Online)