Robert Berisha ironizon këngëtarët që këndojnë ‘playback’: Nuk kanë të tilla probleme…

  • 22 September 2019 - 10:36
Robert Berisha ironizon këngëtarët që këndojnë ‘playback’: Nuk kanë të tilla probleme…

Robert Berisha është mjaft i angazhuar me mbrëmjet ‘live’, pasi thuajse çdo fundjavë është i ftuar në ‘clube’ apo lokale nate për të kënduar. Pavarësisht se Roberti nuk numëron shumë këngë në repertorin e tij muzikor, arrin të këndojë më së miri edhe të tjera që preferohen nga publiku.

Berisha ka vetëm 3 vite që është përfshirë aktivisht në tregun muzikor, por mesa duket kudo ku është i ftuar këndon vetëm ‘live’. Ndonëse shumë mund ta shohin si një punë të lehtë, Roberti ka treguar se të kënduarit ‘live’ është shumë e lodhshme. Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën tregon se veshjet e tij kanë djersitur nga të kënduarit. Me këtë rast Roberti ka ironizuar të gjithë këngëtarët, të cilët zgjedhin që para publikut të këndojnë ‘playback’. “Këngëtarët e ‘playback’ nuk kanë të tilla probleme”, ka shkruar Roberti përkrah videos së tij.

Në ditët e sotme shumë artistë janë kritikuar për faktin që nuk këndojnë ‘live’, por duket se ky fenomen do të vazhdojë gjatë derisa publiku shqiptar nuk e ka problem këtë pjesë. Kujtojmë se Robert Berisha është bërë pjesë e industrisë së muzikës në vitin 2016-të dhe gjatë kësaj kohe është përpjekur të publikojë vazhdimisht projekte të reja.

(Kosova Sot Online)