Me dasma qofshim gjithmonë: Kush i kapi lulet e Afronës?

  • 22 September 2019 - 13:53
Me dasma qofshim gjithmonë: Kush i kapi lulet e Afronës?

Momenti më i bukur për të gjithë beqarët në një dasmë, është hedhja e luleve.

Është pikërisht ai momenti kur të gjithë vihen në rresht për të parë nëse do të jenë aq me fat sa të martohen së shpejti.

Epo këtë gjë kanë bërë edhe beqarët në dasmën e Bleros dhe Afronës.

Teksa ceremonia ishte drejt fundit, Afrona ka hedhur buqetën me lule dhe ato i ka kapur vëllai i saj.

Me sa duket në familjen Dika do të ketë dasmë edhe vitin tjetër, pasi siç u shpreh Labinot Gashi, vëllai i Afronës do të martohet vitin që vjen.

(Kosova sot Online)