Modelja që nuk i shkoi Bleros dhe Afronës në dasmë edhe pse u ftua

  • 22 September 2019 - 21:31
Modelja që nuk i shkoi Bleros dhe Afronës në dasmë edhe pse u ftua

Këtë mbrëmje çifti i njohur i Showbizit, Blero dhe Afrona Dika, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Të ftuar në këtë dasmë janë shumë nga personazhet VIP, miq e të afërm të cilët po argëtohen së tepërmi mes kengëve, kërcimeve dhe magjisë së dasmave.

Për këtë ditë të madhe, Blero dhe Afrona kanë ftuar dhe modelen shqiptare Afërdita Dreshaj e cila para disa javësh shpërndau dhe ftesën në Instastoryn e saj. Mirëpo ajo ka munguar në dasmë, sepse siç duket ka pasur plane të tjera dhe nuk ka mundur të vinte dot. 

Afërdita ndodhet në Londër së bashku me motrën e saj. Sidoqoftë urimi i saj për çiftin nuk ka munguar. Në një foto të shpërndarë nga Afrona në rrjete sociale, ajo ka komentuar: ‘Urime!’

(Kosova Sot Online)