Pas dasmës elegante, Jonida Vokshi dhe Besnik Krrapi nisin muajin e mjaltit

  • 23 September 2019 - 13:26
Pas dasmës elegante, Jonida Vokshi dhe Besnik Krrapi nisin muajin e mjaltit

Pak ditë më parë, Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma e tyre u komentua gjatë për thjeshtësinë dhe lirshmërinë e të ftuarve, por edhe të vetë çiftit. Ditën pas dasmës, të gjithë prisnim t’i shihnim duke festuar në muaj mjalti, por Jonida u pa duke drekuar me shoqet e saj në një nga postimet e aktores Olta Gixharit, ndërsa Besniku ishte kthyer në Kosovë. Së fundmi, muaji i mjaltit mesa duket ka nisur për çiftin. Jonida ka publikuar disa foto nga pushimet me bashkëshortin e saj, por destinacionin ende nuk e kanë përmendur. Ata kanë ndarë disa momente të lumtura mes tyre, duke shijuar kështu ditët e para si burrë e grua.

Image
Image
Image


(Kosova Sot Online)