Greta Koçi feston ditëlindjen, surprizohet nga Eni në mesnatë në mënyrën më të bukur

  • 26 September 2019 - 10:24
Greta Koçi feston ditëlindjen, surprizohet nga Eni në mesnatë në mënyrën më të bukur

Ditën e sotme Greta Koçi feston ditëlindjen, por surprizat për të kanë nisur që në mesnatë. Eni Koçi i ka dhënë dhuratën e parë më të veçantë, të cilën motra e saj e ka pëlqyer shumë. Këngëtarja i ka dhuruar Gretës një shportë të madhe luksoze, brenda së cilës ka trëndafila të kuq, ëmbëlsira dhe një shampanjë.

Mesa duket deri vonë në mbrëmje Greta punon në shtëpinë e saj të regjistrimit, ndaj Eni e ka surprizuar pikërisht atje. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, ku Greta shihet shumë e lumtur me shportën në duar. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Eni bashkangjitur videos.

Edhe vetë Greta e kënaqur me surprizën ka publikuar disa video në rrjete sociale për të falenderuar motrën e saj për dhuratën. Eni dhe Greta kanë një lidhje shumë të ngushtë si dy vajzat e vetme të familjes së tyre, sepse që nga fillimet e karrierës i kemi parë të pandara nga njëra-tjetra. 

Image

(Kosova Sot Online)