Rita Ora ka një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha vajzat dhe gratë

  • 26 September 2019 - 18:49
Rita Ora ka një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha vajzat dhe gratë

Rita Ora shkruan për një temë shumë të ndjeshme për të.

Rita Ora ka shkruar në Instagram një mesazh që i dedikohet të gjitha vajzave dhe grave që e ndjekin atë.

Këngëtarja me prejardhje shkqiptare ka shkruar mesazhin duke ia bërë me dije atyre dhe duke i inkurajuar që të bëjnë testin për t’u kontrolluar për kancerin e gjirit.

E meqë është provuar në familje me këtë sëmundje, këngëtarja përmes një postimi në Instagram u ka bërë thirrje femrave që të kryejnë testet rregullisht në mënyrë që të diagnostikojnë sëmundjen me kohë, para se të jetë vonë.

Siç dihet tashmë, nëna e Rita Orës, Vera, ka luftuar pikërisht kancerin e gjirit disa vite më parë, duke arritur ta mposhtë por sëmundja e saj ka ndikuar shumë në familjen e saj.

Ajo thotë se kjo është hera e parë që shkruan për diçka të tillë, por që ndjehet krenare e bekuar që ka një platfromë përmes së cilës mund të ndihmojëpër të vetëdijësuar gratë.

(Kosova Sot Online)