Ariana Fejzullahu publikon foto 2 ditë pas lindjes dhe zbulon portretin e vajzës

  • 27 September 2019 - 13:17
Ariana Fejzullahu publikon foto 2 ditë pas lindjes dhe zbulon portretin e vajzës

Dy ditë më parë Ariana Fejzullahu solli në jetë fëmijën e katërt të saj dhe Ermal Fejzullahut. Familjes ju bashkua një tjetër vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Pak orë pas lindjes Ermali publikoi në rrjete sociale një foto të fëmijëve të tij, në të cilën vogëlushja e porsalindur shihej e shtrirë në krevat dhe të tjerët që qëndronin të lumtur pranë saj.

Ndërsa Ariana ka publikuar ditën e sotme për herë të parë një foto pas lindjes, duke treguar se është shumë mirë. Ajo ka postuar një foto nga dhoma e spitalit, e cila shihet e mbushur me arusha të shumtë.

Më pas Ariana ka zbuluar edhe portretin e plotë të vogëlushes, që duket se është një fëmijë shumë i shëndetshëm.

Ana erdhi në jetë 6 vite pasi Ariana dhe Ermali u bekuan me një tjetër vajzë të quajtur Era. 

(Kosova Sot Online)