Përsëri në krizë, çfarë po ndodh me Loredanën dhe Mozzik?

  • 28 September 2019 - 10:07
Përsëri në krizë, çfarë po ndodh me Loredanën dhe Mozzik?

Prej kohësh rrjeti zien nga thashethemet mbi ndarjen e çiftit të njohur, Mozzik dhe Loredana. Pak kohë më parë, reperja festoi ditëlindjen dhe Mozzik nuk ishte prezent, madje nuk i bëri asaj asnjë urim publik. Megjithatë, reperi u shfaq pranë Loredanës, në promovimin e albumit të saj, duke bërë që këto zëra të shuhen. Por duket se dyshja po kalon një tjetër krizë. Mozzik dhe Loredana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke bërë që të lindin dyshime për një ndarje mes tyre.

Çifti ka planifikuar një tur koncertesh në 2020, por nuk dihet si do shkojnë gjërat mes ty. Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze 8-muajshe, të quajtur Hana.

(Kosova Sot Online)