Flisni sa të doni për Zerkën, Ronela Hajati s’do t’ia dijë fare dhe ja ku e dogji mbrëmë!

  • 28 September 2019 - 10:11
Flisni sa të doni për Zerkën, Ronela Hajati s’do t’ia dijë fare dhe ja ku e dogji mbrëmë!

Ndërkohë që mediat s’po rrinë dot pa përfolur marrëdhënien e re të Young Zerkës me një bjonde simpatike, Ronela Hajati duket se nuk po e vret shumë mendjen për ish-in e saj.

Gjatë kësaj kohe Zerka ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim lidhur me fotot që po qarkullojnë me modelen Joana Alimema, e megjithatë gjërat duken qartazi.

Dje Joana dhe Zerka ishin në vendlindjen e këngëtarit në Korçë dhe duket se gjërat po bëhen serioze (lexo këtu).

Zerka më herët është përfolur për një lidhje të mundshme me  Ronela Hajatin e cila prej disa ditësh është duke qëndruar në Amerikë pranë miqve të saj.

Ndërkohë që mediat flisnin për romancën e re të Zerkës, Ronela kënaqej me mikun e saj Jurgen në një club nate në Miami.

E veshur me një fustan të kuq mendafshi, këngëtarja dukej shumë seksi ndërsa ekspozonte hiret e saj.

“Po më pëlqen vetja”, shkruante Ronela, duke na treguar se për momentin po i shijon ditët në SHBA dhe nuk do t’ia dijë për asnjërin.

Image

(Kosova Sot Online)